Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtoreshën e Peace Corps në Kosovë, Joanne Fairley, së bashku me ekipin e saj.
Gjatë takimit u vlerësua puna që ka bërë Peace Corps ndër vite në Kosovë përmes vullnetarëve të angazhuar në iniciativa të ndryshme në fushën e arsimit dhe zhvillimit të komunitetit.
U diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me MDAP-në, në veçanti në kuadër të zhvillimit të shkathtësive digjitale të mësimdhënësve dhe fuqizimit të tyre në përballjen me sfidat e epokës digjitale.
Ministri Jagxhiu falënderoi Peace Corps për angazhimin e tyre në Kosovë dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e përgjegjësisë së MDAP-së.