Ministri Jagxhiu: Thellim i bashkëpunimit për cloud-in qeveritar, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe inovacionin

Gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Koresë, në kuadër të Korea Green Innovation Days 2026, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, përveç takimeve bilaterale, i vizitoi edhe disa institucione shtetërore e akademike dhe kompani që luajnë rol të rëndësishëm në ekosistemin digjital dhe të inovacionit në këtë vend

Korea Advanced Institute of Science and Technology (KAIST) është universitet lider në Kore në fushën e kërkimit teknologjik dhe një nga universitetet më prestigjioze në Azi në këtë fushë.

Nga robotika te inteligjenca artificiale, prej KAIST kanë dalë shumë produkte e kompani të suksesshme teknologjike.

Në anën tjetër, National Information Resources Service (NIRS) është institucion shtetëror që menaxhon qendrat e të dhënave, cloud-in dhe sigurinë kibernetike qeveritare në Kore.

Ndërsa kompania Naver, që konsiderohet si ekuivalenti korean i Google, operon motorin kryesor të kërkimit në Korenë e Jugut dhe është zhvilluar në një kompani të madhe teknologjike me investime në inteligjencë artificiale, cloud, fintech dhe platforma digjitale. Kompania luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe kapaciteteve teknologjike të vendit.

Shkëmbimet dhe urat e bashkëpunimit me këto entitete kyçe në Kore janë shumë të rëndësishme në kontekstin e angazhimeve tona aktuale në ndërtimin e cloud-it dhe SOC-ut qeveritar, modernizimin e rrjetit qeveritar, qeverisjen e të dhënave, zbatimin e inteligjencës artificiale në administratën publike dhe forcimin e ekosistemit të kërkimit dhe inovacionit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors