Ministria nderon Bahrie Spancën dhe Shefki Gashin për mbi 20 vite kontribut në shërbim institucional

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me rastin e pensionimit të znj. Bahrie Spanca dhe z. Shefki Gashi, organizoi një pritje rasti në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre shumëvjeçar në shërbim institucional.

Me këtë rast, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ndau mirënjohje për znj. Spanca dhe z. Gashi, duke vlerësuar lart punën mbi 20 vjeçare, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndër vite.

Shërbyesit civilë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të funksionimit të institucioneve, duke bartur përvojë dhe memorie institucionale të vyer.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors