“Nderimi i alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikçi me pulla postare nga Posta e Kosovës është një vlerësim i merituar për arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Kështu vlerësoi Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, duke shtuar se ky nderim simbolik është i vogël krahasuar me nderin që ato i bëjnë Kosovës me çdo majë të arritur.

Duke qenë se politikëbërja në fushën e komunikimeve postare dhe elektronike tashmë është në kuadër të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministri Jagxhiu ishte pjesë e këtij momenti domethënës, bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeshefen e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

Ministri theksoi se këto janë histori që tejkalojnë suksesin personal duke u shndërruar në frymëzim kolektiv dhe na kujtojnë se sa e rëndësishme është të mbështesim dhe fuqizojmë gratë dhe vajzat në secilën fushë, që me guximin dhe përkushtimin e tyre të vazhdojnë të thyejnë kufij dhe të hapin rrugë për brezat që vijnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors