Përurohet objekti i ri i ATK-së në veri të Mitrovicës: Institucionet shtetërore më afër qytetarëve

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në përurimin e ndërtesës së Administratës Tatimore të Kosovës në veri të Mitrovicës, një objekt i zgjeruar dhe i transformuar rrënjësisht, që do t’u shërbejë qytetarëve të rajonit të Mitrovicës me kushte më të mira dhe shërbime më efikase.

Ky investim dëshmon përkushtimin e Qeverisë për forcimin e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe për ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më cilësore dhe më afër të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në të njëjtën lagje ku sot u përurua ky objekt, 14 vite më parë, në një sulm terrorist u vra Selver Haradinaj. Në nderim të tij, ministri Lulëzon Jagxhiu, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, vizituan edhe familjen e tij.

Prej vitesh, në pjesën veriore të vendit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët.

Në këtë kontekst, përurimi i objektit të ri të ATK-së në veri është dëshmi e qartë se shteti është aty — i pranishëm, funksional dhe në shërbim të çdo qytetari.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors