Prezantohet Udhëzuesi për Zvogëlimin e Barrës Administrative: Më pak burokraci, shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta

Thjeshtim, Riinxhinierim, Digjitalizim!

Prezantohet Udhëzuesi për Zvogëlim të Barrës Administrative.

Zvogëlimi i barrës administrative dhe thjeshtimi i shërbimeve publike po avancon në një nivel tjetër!

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Zyra për Planifikim Strategjik prezantuan Udhëzuesin për Thjeshtimin e Shërbimeve Publike, një hap tjetër i rëndësishëm drejt një administrate më moderne dhe më efikase.

Në praktikë kjo do të thotë:

  • Eliminim i kërkesave të panevojshme
  • Procedura më të thjeshta dhe më të qarta
  • Më pak dokumentacion i dyfishtë
  • Shërbime më të shpejta për qytetarët dhe bizneset
  • Digjitalizimi në Kosovë po avancon me ritëm të shpejtë:
  • Mbi 320 shërbime elektronike në eKosova
  • 400 shërbime të reja me eKosova 2.0, së shpejti
  • 115 shërbime të thjeshtuara në nivel qendror
  • Rreth 650 shërbime të thjeshtuara në nivel lokal
  • 107 shërbime të panevojshme të eliminuara

Draft-manuali propozon një metodologji të unifikuar për rishikimin dhe riinxhinierimin e procedurave, duke adresuar drejtpërdrejt burokracinë e panevojshme, dokumentacionin e dyfishtë dhe vonesat në miratim që rëndojnë qytetarët dhe bizneset.

____

Udhëzuesi është hartuar me mbështetjen e ekspertizës së OECD/SIGMA.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors