Reforma drejt BE-së: Në KosovaPAR 2026 diskutohet për rekrutimin me meritë dhe përfaqësimin e grave në pozita drejtuese

Reforma drejt BE-së: Në KosovaPAR 2026 diskutohet për rekrutimin me meritë dhe përfaqësimin e grave në pozita drejtuese

Administrata publike në vendet në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Sfidat, praktikat dhe prioritetet e reformës

Paneli i dytë i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua sfidave dhe prioriteteve të reformës së administratës publike në vendet në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me fokus te zbatimi i standardeve evropiane, profesionalizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.

Paneli u moderua nga Françoise Belet, Zëvendëspresidente e Platformës së Veprimit për Gjininë dhe Qeverisjen (2GAP) dhe Përfaqësuese Kombëtare për Barazinë Gjinore Profesionale.

Në panel kontribuuan Naser Shamolli, Bashkëpunëtor i Lartë për Politika në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Kosovë; Peter Vagi, Këshilltar i Lartë i Politikave në OECD/SIGMA; Brikena Avdyli, Eksperte për Gjininë dhe Diversitetin dhe bashkëautore e Analizës Gjinore Sektoriale të Reformës së Administratës Publike; dhe Paulina Stanoeva, Menaxhere e Programit në Seksionin e Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Diskutimet u përqendruan në sfidën e zbatimit të reformave në praktikë, rekrutimin mbi bazën e meritës, vlerësimin e performancës, racionalizimin e strukturave institucionale dhe përfaqësimin e grave në pozita drejtuese.

Përvojat dhe vlerësimet e ndara gjatë panelit theksuan rëndësinë e institucioneve funksionale, proceseve transparente dhe mundësive të barabarta për avancim profesional si parakushte për një administratë publike që u përgjigjet standardeve evropiane dhe pritjeve të qytetarëve.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors