Roli i skemës Young Cell në modernizimin e administratës publike

Roli i skemës Young Cell në modernizimin e administratës publike

Nga Young Cell te një Sektor Publik Modern Digjital: Një Model për Tërheqjen, Zhvillimin dhe Mbajtjen e Talenteve në Administratën Publike.

Rolit të skemës Young Cell në tërheqjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve në administratën publike, si dhe kontributit të profesionistëve të rinj në proceset e reformës dhe integrimit evropian iu kushtua vëmendje e vecantë në kuadër të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026.

Panelin e moderoi Dr. Nikos Panagiotou, Profesor në Universitetin Aristotel të Selanikut dhe Ekspert i Lartë i Skemës Young Cell (YCS).

Në panel kontribuuan Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë; Mrika Berisha, Alumne e YCS-së në European Young Cell Alumni Kosova (EYCA); Rinor Gjerji, Studiues i YCS-së dhe Përfaqësues i Alumnëve të YCS-së në EYCA; Lirika Kamberi, Alumne e YCS-së në EYCA; dhe Venera Maksuti, Alumne e YCS-së në EYCA.

Diskutimet u përqendruan në përvojat e pjesëmarrësve të skemës Young Cell dhe kontributin e tyre në institucionet publike, veçanërisht në proceset e reformës, hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

U theksua rëndësia e zhvillimit profesional, përgatitjes së kuadrove të kualifikuara dhe përshtatjes së standardeve evropiane me kontekstin dhe nevojat e Kosovës.

Zhvillimi dhe mbajtja e talenteve mbeten të rëndësishme për ndërtimin e një administrate publike moderne, profesionale dhe të orientuar drejt reformave.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors