Në kuadër të procesit të hartimit dhe rishikimit të rregulloreve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike u mbajt takim me përfaqësues të ministrive dhe agjencive.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e procesit, sfidat me të cilat po përballen institucionet, si dhe mundësitë për mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për përshpejtimin e këtij procesi, me synimin që hartimi dhe miratimi i rregulloreve të përfundojë deri në fund të vitit 2026, duke kontribuar në një organizim më të qartë dhe funksional të institucioneve publike.


