Takim me Bankën Botërore për zhvillimin e shërbimeve digjitale

Në margjinat e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Herceg Novi, Mal të Zi, ministri Lulëzon Jagxhiu u takua me përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët diskutoi në veçanti për bashkëpunimin në avancimin e identitetit elektronik (eID) dhe forcimin e sigurisë kibernetike në Kosovë.

Në takim u prezantuan planet për lansimin e platformës kombëtare të identifikimit elektronik, si dhe u diskutua për hapat e mëtejshëm për zgjerimin e funksionaliteteve dhe rasteve të përdorimit të saj. Faza e parë do të mundësojë autentikimin e fortë elektronik dhe nënshkrimin elektronik të dokumenteve, për t’u pasuar me zgjerimin e përdorimit të platformës dhe përafrimin me kornizën evropiane eIDAS 2.0 dhe Portofolin Evropian të Identitetit Digjital.

Në fushën e sigurisë kibernetike, ministri diskutoi për transpozimin e Direktivës Evropiane NIS2, me fokus në hapat pasues për identifikimin dhe përcaktimin e subjekteve esenciale dhe të rëndësishme, të cilat do t’u nënshtrohen detyrimeve për zbatimin e masave të sigurisë kibernetike sipas kësaj direktive.

Bashkëpunimi me Bankën Botërore mbetet shumë i rëndësishëm për avancimin e transformimit digjital të Kosovës, theksoi Jagxhiu.

Do të vazhdojmë të mbështetemi në ekspertizën dhe mbështetjen financiare të Bankës Botërore për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe infrastrukturës digjitale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors