TË GJITHË ME QASJE PUBLIKE FALAS NË INTERNET

 Filluam sot, me Podujevën!

Bashkë me partnerët tanë, shënuam lansimin e rrjetit WiFi publik në hapësirat e qytetit të Podujevës, një hap konkret drejt një Kosove digjitale.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale dhe rritjen e qasjes në internet për të gjithë qytetarët.

Ky është vetëm fillimi 👇

📍 44 lokacione publike me internet publik falas, deri në muajin Gusht

📍 33 komuna

📍 Internet falas për të gjithë qytetarët

Në fjalimin e tij, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, theksoi se inaugurimi i rrjetit WiFi publik është një hap i rëndësishëm drejt një Kosove më të ndërlidhur dhe gjithëpërfshirëse. Ai nënvizoi se mbi 320 shërbime tashmë ofrohen përmes eKosova, ndërsa eKosova 2.0 do të sjellë edhe më shumë mundësi për qytetarët.

Digjitalizimi ka kuptim vetëm kur është për të gjithë. Dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë, shtoi ai.

 #WiFi4WB realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, me GIZ Kosovo si zbatues dhe Telekomin e Kosovës si partner teknik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors