Thellohet bashkëpunimi Kosovë-SHBA në digjitalizim, siguri kibernetike dhe inteligjencë artificiale

Thellim i bashkëpunimit Kosovë- SHBA në digjitalizim dhe siguri kibernetike

Ministri i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z.Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim me znj. Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Në një frymë miqësore, u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, si dhe për prioritetet kyçe të MDAP-së. Ministri prezantoi vizionin për avancimin e reformave në administratën publike dhe përshpejtimin e transformimit digjital

Fokus i veçantë iu kushtua mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen, sidomos në forcimin e sigurisë kibernetike dhe zhvillimin e politikave në inteligjencën artificiale

Ministri Jagxhiu, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në shumë fusha, në veçanti në digjitalizim dhe siguri kibernetike

U rikonfirmua vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejmë të partneritetit drejt realizimit të objektivave të përbashkëta

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors