U mbajt takimi i Grupit Punues për Racionalizimin e Agjencive

Sot, është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues për Racionalizimin e Agjencive, ku
përveç anëtarëve të përhershëm të grupit punues, morën pjesë edhe përfaqësues nga
gjashtë ministritë e sektorëve të përfshirë në procesin e racionalizimit për këtë raund:
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Ministria e Financave, Ministria
për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe
Ministria e Drejtësisë.
Në këtë takim u prezantua puna e realizuar deri më tani nga anëtarët e grupit punues,
përfshirë analizën e organizimit dhe funksionimit të agjencive në raport me Ligjin për
Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura
(LOFASHAP), obligimet që rrjedhin nga Agjenda e Reformave për sektorët përkatës, si
dhe kërkesat e EU acquis dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me
organizimin e agjencive dhe trupave në këta sektorë.
Racionalizimi i agjencive synon përmirësimin e organizimit të administratës publike
përmes vendosjes së linjave më të qarta të llogaridhënies ndërmjet ministrive dhe
agjencive, ndarjes së qartë të përgjegjësive, si dhe rritjes së efikasitetit dhe koordinimit
institucional.
Racionalizimi i agjencive është një ndër objektivat e reformës së administratës publike, i
paraparë në Strategjinë e Reformës së Administratës Publike (SRAP) 2022–2027,
Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Agjendën e Reformave të dakorduar ndërmjet
Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors