Veglat e inteligjencës artificiale po shtrihen në administratën publike

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e kompanisë Oracle, ku u informua për mbarëvajtjen e projektit të implementimit të Asistentit Digjital të bazuar në inteligjencë artificiale në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Lansimi i Asistentit Digjital për qytetarët pritet të bëhet brenda disa javëve. Ky asistent digjital pritet të luajë rol të rëndësishëm në ofrimin e informacionit të saktë dhe të menjëhershëm, orientimin e qytetarëve drejt shërbimeve përkatëse, reduktimin e kohës së pritjes dhe procedurave administrative, si dhe në standardizimin e komunikimit institucional.

Ai do të shërbejë si pikë e parë e kontaktit për shumë shërbime, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe qasjen në administratë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors