Vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës (KMRAP)

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi Vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës (KMRAP), i cili do të udhëheqë, koordinojë dhe monitorojë zbatimin e reformës, duke siguruar efikasitet, llogaridhënie dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Këshilli do të mbështesë gjithashtu racionalizimin e agjencive dhe monitorimin e përmbushjes së Planit të Rritjes.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, do ta kryesojë këshillin, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e ministrive të tjera dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, duke garantuar përfshirjen e institucioneve kyçe në këtë proces.

Ky vendim përshpejton realizimin e objektivave strategjike të reformës dhe forcon qeverisjen efektive, duke e afruar Kosovën më pranë proceseve integruese dhe zbatimit të zotimeve të Planit të Rritjes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors