Takim pune me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), që tashmë është pjesë e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Ministri Lulëzon Jagxhiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të IKAP-it, Hysen Muzliukaj, dhe ekipin e tij, diskutuan për ecurinë e aktiviteteve dhe angazhimeve aktuale të institutit, si dhe për planet dhe prioritetet për periudhën në vijim.

IKAP ka një përgjegjësi të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit civil, si një nga shtyllat kyçe të reformës së administratës publike.

Gjatë takimit u theksua puna që po bëhet në implementimin e programit të trajnimeve për sigurinë kibernetike për shërbyesit civil, bazuar në platforma të e-mësimit.
Synim mbetet avancimi i mëtejshëm i digjitalizimit të programeve trajnuese që ofrohen nga instituti, i shoqëruar me forcimin e kapaciteteve institucionale të IKAP-it dhe modernizimin e kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e tij.

Përqendrimi i shtuar në e-mësim do të krijojë mundësi që çdo nëpunës civil të ketë qasje më të lehtë në trajnime moderne dhe cilësore, nga kudo dhe në çdo kohë.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors