Sot, Ministri i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, për vazhdimin e tij, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës, në veçanti në fushat e reformës së administratës publike dhe sigurisë kibernetike.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale në administratën publike përmes programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës, të cilat kontribuojnë në avancimin e institucioneve dhe realizimin e prioriteteve të përbashkëta.

Me këtë rast Ministri Jagxhiu, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Francës ndaj Kosovës, si dhe gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin në fusha me interes të përbashkët.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors