Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, për vazhdimin e tij, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës, në veçanti në fushat e reformës së administratës publike dhe sigurisë kibernetike.
Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale në administratën publike përmes programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës, të cilat kontribuojnë në avancimin e institucioneve dhe realizimin e prioriteteve të përbashkëta.
Me këtë rast Ministri Jagxhiu, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Francës ndaj Kosovës, si dhe gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin në fusha me interes të përbashkët.