Inaugurohet Laboratori për Siguri Kibernetike, hap i rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes digjitale të Kosovës

Vetëm pak ditë pas lansimit të platformës së trajnimeve për siguri kibernetike, sot u inaugurua edhe Laboratori për Siguri Kibernetike, një investim strategjik në forcimin e mbrojtjes digjitale të Republikës së Kosovës.

Në praninë e z. Lulëzon Jagxhiu, Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, dhe të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Luxembourg në Kosovë, z. Eric Dietz u prezantua laboratori tashmë funksional, i cili do të shërbejë për analizë, hulumtim dhe reagim ndaj kërcënimeve kibernetike.

Ministri theksoi se siguria kibernetike sot nuk është më opsion, por domosdoshmëri strategjike, duke vënë në pah rëndësinë e ndërtimit të kapaciteteve shtetërore për parandalim, detektim dhe reagim ndaj sulmeve kibernetike

Ky laborator përfaqëson një hap të rëndësishëm në funksionalizimin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe në forcimin e arkitekturës kombëtare të sigurisë kibernetike.

Mirënjohje dhe falenderim për Dukatin e Madh të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sigurisë kibernetike në Kosovë, përfshirë implementimin e këtij laboratori, si dhe ekipet tona qeveritare që kontribuuan në realizimin e këtij projekti me rëndësi strategjike për vendin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors