Ministri Lulëzon Jagxhiu priti në takim Koordinatorin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, i shoqëruar nga udhëheqësit e agjencive të OKB-së në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në avancimin e agjendës së digjitalizimit dhe reformimit të administratës publike.
Në veçanti, u trajtuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit me secilën agjenci në fusha të ndryshme, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në qeverisje, si dhe promovimin e gjithëpërfshirjes në politikëbërje.
Nga ana e tij, z. O’Malley rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin, si dhe për të mbështetur më tej institucionet e Kosovës.
Ndërsa Ministri Jagxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të agjencive të Kombeve të Bashkuara duke theksuar se mbetet një ndër elementet kyçe për avancimin e reformave dhe realizimin e prioriteteve zhvillimore të vendit