MDAP DHE OEGJK DISKUTOJNË PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT TË TEKNOLOGJISË NË KOSOVË, NËKUADËR TË SERISË OPEN TECH THURSDAYS

Open Tech Thursdays | #04

Vazhdon #OpenTechThursdays, këtë herë në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), ku Ministri i
Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë
dhe sektorit privat në zhvillimin e mëtejmë të sektorit të teknologjisë në Kosovë.

Gjatë pesë viteve të fundit, eksporti i shërbimeve TIK nga Kosova është rritur për rreth 455%, duke
dëshmuar potencialin dhe konkurrueshmërinë e sektorit, por edhe nevojën për të krijuar së bashku
kushtet për fazën e ardhshme të rritjes.

Ministri Jagxhiu prezantoi prioritetet e Ministrisë në zhvillimin e aftësive digjitale, avancimin e
infrastrukturës digjitale kombëtare dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

Gjatë takimit u diskutua edhe për nevojën e një dialogu më të strukturuar ndërmjet Qeverisë, sektorit
privat dhe akademisë, përmes tryezës së rrumbullakët me sektorin e teknologjisë.

Me OEGJK synohet gjithashtu intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e diplomacisë digjitale, për të
promovuar Kosovën, talentin dhe sektorin TIK në Gjermani dhe tregjet ndërkombëtare.

#OpenTechThursdays krijon hapësirë për dialog të drejtpërdrejtë me ekosistemin teknologjik dhe për
ndërtimin e zgjidhjeve të përbashkëta që e shtyjnë përpara transformimin digjital të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors