Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Ministri Lulëzon Jagxhiu mori pjesë në konferencën e organizuar nga Women in Tech në Kosovë
Aty u theksua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave në teknologji, si dhe roli i tyre në zhvillimin e TIK-ut dhe transformimin digjital të vendit
Mbi 50% e studentëve në shkenca kompjuterike në Kosovë janë vajza.
Ministri Jagxhiu nënvizoi rëndësinë dhe angazhimin drejt përfshirjes së vajzave dhe grave në TIK, përmes 7,000 bursave STEM të ndara në 4 vitet e fundit, nga të cilat 85% janë dedikuar për vajza
Është me rëndësi të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim me organizatat si Women in Tech në rritjen e përfshirjes së vajzave dhe grave në sektorin e teknologjisë