Nga reforma te rezultatet: Konferenca KosovaPAR 2026 trajton rëndësinë e llogaridhënies dhe thjeshtimit të procedurave publike

Nga reforma te rezultatet: Konferenca KosovaPAR 2026 trajton rëndësinë e llogaridhënies dhe thjeshtimit të procedurave publik

Nga reforma te rezultatet – Shërbime më të mira, besim dhe llogaridhënie

Plenarja e radhës e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua mënyrës se si reformat e administratës publike dhe transformimi digjital përkthehen në shërbime më të mira, më të qasshme dhe më efikase për qytetarët.

Plenaren e moderoi Dr. Mesi Hoxha, Këshilltare e Lartë e Ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Në panel kontribuuan Marian Lemke, Këshilltar i Lartë në OECD/SIGMA; Artan Dreshaj, u.d Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike; Nick Thijs, Këshilltar i Lartë i Politikave për Administratën Publike dhe Ofrimin e Shërbimeve në OECD/SIGMA; dhe Bojana Bajić, Zyrtare për Digjitalizim dhe Inovacion në ReSPA.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e thjeshtimit të procedurave para digjitalizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe përshtatjes së shërbimeve me nevojat e qytetarëve. U theksua se suksesi i reformave nuk matet vetëm me strategjitë dhe teknologjinë e zhvilluar, por me zbatimin e tyre dhe përmirësimet konkrete në ofrimin e shërbimeve publike.

Si shembull i rezultateve të transformimit digjital në Kosovë, u prezantuan të dhënat e platformës eKosova, përmes së cilës, që nga lansimi në vitin 2021, janë realizuar rreth 22 milionë shërbime dhe janë regjistruar 1.1 milion qytetarë.

Forcimi i koordinimit institucional, thjeshtimi i proceseve dhe përmirësimi i përvojës së përdoruesve mbeten thelbësore për ta kthyer reformën e administratës publike në rezultate të prekshme për qytetarët.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors