Njohje e ndërsjellë e shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, së bashku me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e transformimit digjital dhe krijon bazën për njohjen reciproke të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara. Përmes saj, do të forcohet siguria juridike e transaksioneve elektronike dhe do të hapet dera për ofrimin e shërbimeve digjitale ndërkufitare.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të mira fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta dhe aspirata të përbashkëta për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje do ta forcojë më tej këtë partneritet dhe do të kontribuojë në përmbushjen e reformave që të dyja vendet po zbatojnë në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ministri Jagxhiu falënderoi Ministrin Marash Dukaj dhe ekipet e të dy vendeve për bashkëpunimin e shkëlqyer që mundësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, në funksion të avancimit të transformimit digjital dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors