Progresi në realizimin e strategjisë së e-Qeverisjes: 75% e aktiviteteve të realizuara ose në realizim e sipër!

Progresi në realizimin e strategjisë së e-Qeverisjes: 75% e aktiviteteve të realizuara ose në realizim e sipër!

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, hapi sot punëtorinë për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së e-Qeverisjes 2023–2027 dhe planifikimin e hapave për periudhën e mbetur të zbatimit të saj.

Me këtë rast, ministri Jagxhiu theksoi progresin e arritur në realizimin e Planit të Veprimit 2023–2025. Brenda rreth 2.5 viteve, mbi 75% e aktiviteteve të parapara janë realizuar ose janë në proces të realizimit.

Ai nënvizoi se Strategjia e e-Qeverisjes është udhërrëfyesi për transformimin digjital të institucioneve publike. Përmes saj po zbatohen reformat dhe iniciativat kyçe të digjitalizimit, duke përfshirë platformën eKosova 2.0, shërbimet e bazuara në ngjarje jetësore, qendrat e integruara të shërbimeve, integrimin e inteligjencës artificiale në iniciativat digjitale, ndërtimin e infrastrukturës së të dhënave për inteligjencë artificiale, avancimin e interoperabilitetit, portalin e të dhënave të hapura, platformën mbarëqeveritare për ndërlidhjen e sistemeve dhe proceseve të brendshme, identifikimin elektronik, modernizimin e rrjetit qeveritar, tranzicionin drejt cloud-it hibrid, transformimin e ASHI-së në ASHI 2.0, si dhe krijimin e një kornize të qëndrueshme për zhvillimin e kapaciteteve digjitale.

Ministri Jagxhiu theksoi se progresi i Kosovës në qeverisjen digjitale është njohur edhe nga raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë raportin monitorues të OECD/SIGMA 2024, si dhe indeksin GTMI të World Bank, i cili në vitin 2025 e renditi Kosovën në Grupin A të vendeve me nivelin më të lartë të maturitetit në fushën e GovTech.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Njësisë për Transformim Digjital dhe institucioneve tjera qeveritare në realizimin e këtyre reformave dhe iniciativave, si dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e transformimit digjital të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors