THEMELOHET EKIPI NEGOCIATOR PËR PËRFSHIRJEN E KOSOVËS NË ZONËN “EU ROAM LIKE AT HOME”

Pas miratimit nga Qeveria të nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian dhe marrjes së pëlqimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot Ministri Lulëzon Jagxhiu, nënshkroi Vendimin për themelimin e Ekipit Negociator për përfshirjen e Republikës së Kosovës në zonën “EU Roam Like at Home”.

Ky vendim i hap rrugë fillimit të negociatave për heqjen e tarifave të roamingut ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Me krijimin e Ekipit Negociator dhe hartimin e Projektligjit për Komunikime Elektronike që tashmë është në fazën e konsultimeve publike, po ndërmerren hapat e nevojshëm që përfshirja e Kosovës në zonën “EU Roam Like at Home” të bëhet realitet sa më shpejt, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors