” Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet themelore të historisë sonë moderne dhe simbol i vendosmërisë për liri.”

Gjatë homazheve në Prekaz, në nderim të Epopesë së UÇK-së, përkujtuam sakrificën dhe qëndresën që shënoi kthesën vendimtare në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet themelore të historisë sonë moderne dhe simbol i vendosmërisë për liri. Me këtë rast, vizituam edhe familjen Jashari me në krye bacën […]

Krijimi i urave të reja të bashkëpunimit me Austrinë mbetet shumë i rëndësishëm.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku vlerësuan partneritetin e deritanishëm dhe diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike dhe digjitalizim. Gjatë prezantimit të portofolit të Ministrisë, ministri Jagxhiu […]

Në vazhdën e takimeve të brendshme me departamentet dhe agjencitë vartëse të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministri Lulëzon Jagxhiu zhvilloi sot një takim pune me U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, z. Artan Dreshaj, dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale të agjencisë, aktivitetet e planifikuara, sfidat me të cilat përballet, si dhe prioritetet në kuadër të avancimit të reformave dhe digjitalizimit të shërbimeve në administratën publike. Në këtë kuadër, si një nga prioritetet kryesore u theksua edhe aprovimi i rregullores së re të ASHI-së, e cila hap rrugë […]

Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka

Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, me të cilin u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, digjitalizimit dhe diplomacisë digjitale. Gjatë takimit u fol për avancimin e dialogut me sektorin privat, për mekanizmat përmes […]

Siguri më e madhe për llogaritë tuaja në eKosova

Në kuadër të rritjes së sigurisë në platformën eKosova, qytetarëve u rekomandohet aktivizimi i Autentifikimit me Dy Faktorë (2FA). Kjo do të thotë se, përveç fjalëkalimit, gjatë hyrjes në eKosova do t’ju kërkohet edhe një kod verifikimi që dërgohet në telefon ose email, duke e bërë llogarinë tuaj më të mbrojtur nga qasjet e paautorizuara. […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndër vite dhe miqësia e ndërtuar mes dy vendeve. Me këtë rast, ambasadorja u njoftua me portofolin dhe fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet institucionale në avancimin e transformimit digjital dhe modernizimin e administratës publike. Në takim u diskutua […]

“Shërbimet cilësore dhe efikase për qytetarët dhe bizneset janë objektivat kryesore të transformimit digjital në qeveri”

Ministri Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të këtij transformimi. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe ATK-së, veçanërisht në zbatimin e […]

Në funksion të forcimit të llogaridhënies dhe koordinimit institucional, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, z. Bezad Halilaj.

Ministri Jagxhiu e njoftoi z. Halilaj me fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet në avancimin e shërbimeve digjitale dhe rritjen e efikasitetit në administratën publike. Gjatë takimit, u theksua qëllimi i përbashkët – ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët, duke respektuar standardet më të larta të transparencës, […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në ngjarjen “Zhvillimi i talenteve kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në ngjarjen “Zhvillimi i talenteve kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”, organizuar nga British Council dhe DCAF, të cilët kanë implementuar programet e trajnimit, mentorimit dhe praktikës për vajza, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, duke kontribuar në zhvillimin e talenteve […]

Sot, Ministri i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, për vazhdimin e tij, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës, në veçanti në fushat e reformës së administratës publike dhe sigurisë kibernetike. Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale në administratën publike përmes programeve të trajnimit […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors