Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim me Shefen e Zyrës së UNICEF në Kosovë

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim me Shefen e Zyrës së UNICEF në Kosovë, Veronika Vashchenko, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e tij në mbështetje të projekteve që lidhen me arsimin. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë gjithmonë në […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mirëpriti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Si dy shtete mike dhe fqinje, u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në reformën dhe digjitalizimin e administratës publike, me qëllim të avancimit të institucioneve dhe përmirësimit të shërbimeve për […]

Njoftim për Prokurim

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike / Agjencia e Shoqërisë së Informacionit fton ofertues të kualifikuar të aplikojnë për projektin e zbatimit të Katalogut Digjital të Shërbimeve të Kosovës, në kuadër të mbështetjes nga Banka Botërore. Afati i fundit për dorëzim: 4 maj 2026, ora 14:00. Detajet i gjeni në vegzën më poshtë: https://mpb.rks-gov.net/f/65/Shpallje

“Nderimi i alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikçi me pulla postare nga Posta e Kosovës është një vlerësim i merituar për arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Kështu vlerësoi Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, duke shtuar se ky nderim simbolik është i vogël krahasuar me nderin që ato i bëjnë Kosovës me çdo majë të arritur. Duke qenë se politikëbërja në fushën e komunikimeve postare dhe elektronike tashmë është në kuadër të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministri […]

Vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës (KMRAP)

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi Vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës (KMRAP), i cili do të udhëheqë, koordinojë dhe monitorojë zbatimin e reformës, duke siguruar efikasitet, llogaridhënie dhe bashkëpunim ndërinstitucional. Këshilli do të mbështesë gjithashtu racionalizimin e agjencive dhe monitorimin e përmbushjes së Planit të […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors