Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Shefin e Bashkëpunimit në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, z. Daniel Alker, dhe Drejtorin për Kosovë të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ), z. David Oberhuber, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë dhe vullneti për mbështetje të mëtejshme të proceseve të digjitalizimit dhe reformës së administratës publike, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Ministri vlerësoi lart mbështetjen e Gjermanisë në avancimin e digjitalizimit, në veçanti përmes angazhimit në Zvogëlimin e Barrës Administrative, ku është […]
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ministri Jagxhiu vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet partner dhe aleat kyç i Kosovës, duke e mbështetur vendin tonë në shumë fusha, përfshirë sigurinë kibernetike dhe reformën e administratës publike. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e reziliencës kibernetike dhe në proceset kyçe të reformimit të administratës publike. […]
Takim pune me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), që tashmë është pjesë e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Ministri Lulëzon Jagxhiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të IKAP-it, Hysen Muzliukaj, dhe ekipin e tij, diskutuan për ecurinë e aktiviteteve dhe angazhimeve aktuale të institutit, si dhe për planet dhe prioritetet për periudhën në vijim. IKAP ka një përgjegjësi të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit civil, si një nga shtyllat kyçe të reformës […]
“ Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet themelore të historisë sonë moderne dhe simbol i vendosmërisë për liri.“
Gjatë homazheve në Prekaz, në nderim të Epopesë së UÇK-së, përkujtuam sakrificën dhe qëndresën që shënoi kthesën vendimtare në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet themelore të historisë sonë moderne dhe simbol i vendosmërisë për liri. Me këtë rast, vizituam edhe familjen Jashari me në krye bacën […]
Krijimi i urave të reja të bashkëpunimit me Austrinë mbetet shumë i rëndësishëm.
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku vlerësuan partneritetin e deritanishëm dhe diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike dhe digjitalizim. Gjatë prezantimit të portofolit të Ministrisë, ministri Jagxhiu […]
Në vazhdën e takimeve të brendshme me departamentet dhe agjencitë vartëse të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministri Lulëzon Jagxhiu zhvilloi sot një takim pune me U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, z. Artan Dreshaj, dhe ekipin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale të agjencisë, aktivitetet e planifikuara, sfidat me të cilat përballet, si dhe prioritetet në kuadër të avancimit të reformave dhe digjitalizimit të shërbimeve në administratën publike. Në këtë kuadër, si një nga prioritetet kryesore u theksua edhe aprovimi i rregullores së re të ASHI-së, e cila hap rrugë […]
Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka
Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, me të cilin u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, digjitalizimit dhe diplomacisë digjitale. Gjatë takimit u fol për avancimin e dialogut me sektorin privat, për mekanizmat përmes […]
Siguri më e madhe për llogaritë tuaja në eKosova
Në kuadër të rritjes së sigurisë në platformën eKosova, qytetarëve u rekomandohet aktivizimi i Autentifikimit me Dy Faktorë (2FA). Kjo do të thotë se, përveç fjalëkalimit, gjatë hyrjes në eKosova do t’ju kërkohet edhe një kod verifikimi që dërgohet në telefon ose email, duke e bërë llogarinë tuaj më të mbrojtur nga qasjet e paautorizuara. […]
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndër vite dhe miqësia e ndërtuar mes dy vendeve. Me këtë rast, ambasadorja u njoftua me portofolin dhe fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet institucionale në avancimin e transformimit digjital dhe modernizimin e administratës publike. Në takim u diskutua […]
„Shërbimet cilësore dhe efikase për qytetarët dhe bizneset janë objektivat kryesore të transformimit digjital në qeveri“
Ministri Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të këtij transformimi. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe ATK-së, veçanërisht në zbatimin e […]