Drejtorati i Menaxhimit dhe Integrimit të Sistemeve

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  1. Menaxhon, Administron, zhvillon dhe mirëmban sistemet e e-Qeverisjes dhe sisteme te tjera qe
    operojnë në IRK, si dhe integrimin e softuerit në të gjitha institucionet qeveritare të Republikës se
    Kosovës;
  2. Inicon projekte softuerike në bazë të procedurave administrative dhe ligjeve të aprovuara, me qëllim të
    automatizimit të proceseve administrative dhe proceseve të tjera, që kanë të bëjnë me automatizimin e
    shërbimeve në institucionet qeveritare dhe komunikim/interoperabilitet të shërbimeve;
  3. Përgatit dhe integron të gjitha kërkesat, që kanë të bëjnë më ndërtimin dhe integrimin e softuerëve,
    duke përfshirë arkitekturën softuerike, modelet, proceset, bazat e shërbimeve, regjistrat, nivelet e sigurisë,
    etj;
  4. Menaxhon Portalin Shtetëror në aspektin e ndërtimit, avancimit dhe integrimit të shërbimeve;
  5. Menaxhon pasurinë qeveritare të softuerëve të licencuar dhe kodet burimore të sistemeve të ngritura në
    kuadër të TI-së dhe qeverisjes elektronike.
  6. Menaxhon me domenin www.rks-gov.net dhe nen domenet e tij.
    Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
  • Sektori për Integrim te Sistemeve Softuerike
  • Sektori për Menaxhim dhe Projektim te Sistemeve Softuerike

Drejtor i Drejtoratit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve
Zv. Neron Berisha
Tel: 038 200 30 003
Email: neron.berisha@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors