Drejtorati i Menaxhimit dhe Integrimit të Sistemeve
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Menaxhon, Administron, zhvillon dhe mirëmban sistemet e e-Qeverisjes dhe sisteme te tjera qe operojnë në IRK, si dhe integrimin e softuerit në të gjitha institucionet qeveritare të Republikës se Kosovës;
Inicon projekte softuerike në bazë të procedurave administrative dhe ligjeve të aprovuara, me qëllim të automatizimit të proceseve administrative dhe proceseve të tjera, që kanë të bëjnë me automatizimin e shërbimeve në institucionet qeveritare dhe komunikim/interoperabilitet të shërbimeve;
Përgatit dhe integron të gjitha kërkesat, që kanë të bëjnë më ndërtimin dhe integrimin e softuerëve, duke përfshirë arkitekturën softuerike, modelet, proceset, bazat e shërbimeve, regjistrat, nivelet e sigurisë, etj;
Menaxhon Portalin Shtetëror në aspektin e ndërtimit, avancimit dhe integrimit të shërbimeve;
Menaxhon pasurinë qeveritare të softuerëve të licencuar dhe kodet burimore të sistemeve të ngritura në kuadër të TI-së dhe qeverisjes elektronike.
Menaxhon me domenin www.rks-gov.net dhe nen domenet e tij. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
Sektori për Integrim te Sistemeve Softuerike
Sektori për Menaxhim dhe Projektim te Sistemeve Softuerike
Drejtor i Drejtoratit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve Zv. Neron Berisha Tel: 038 200 30 003 Email: neron.berisha@rks-gov.net