Drejtorati i Zhvillimit të e-Qeverisjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton politika, standarde, akte ligjore dhe nënligjore për institucionet shtetërore, në fushën e
    qeverisjes elektronike dhe TI-së;
  2. Në koordinim me institucionet përkatëse qeveritare udhëheq me hartimin dhe modifikimin e strategjisë
    për e-Qeverisje dhe plan të veprimit;
  3. Në koordinim me institucionet përkatëse qeveritare bën monitorimin e realizmit të planit të veprimit të
    strategjisë për e-Qeverisje.
  4. Bashkërendon nevojat e institucioneve qeveritare për e-Qeverisje në këto fusha: sisteme elektronike,
    siguri të sistemeve, baza të të dhënave, aftësim në fushën e TI-së, etj.
  5. Bën identifikimin e nevojave për projekte zhvillimore për institucionet qeveritare në fushën e
    qeverisjes elektronike;
  6. Mbikëqyrë mënyrën e menaxhimit dhe ruajtjen e pronës intelektuale dhe të drejtat në lidhje me bazat e
    të dhënave dhe softuerët që janë në pronësi shtetërore
  7. Ndihmon qasjen në informata publike elektronike
  8. Ofron mbështetje dhe informata për shërbimet elektronike, përmes qendrës kontaktuese, në fushën e
    shërbimeve: G2G, G2C dhe G2B.
  9. Bën promovimin e produkteve të e qeverisjes si dhe dokumentimin e realizimit të planit të veprimit dhe
    infrastrukturës së TI-së dhe shërbimeve elektronike.
  10. Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
    Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
  • Sektori i Politikave, Monitorimit dhe Analizës
  • Sektori i Mbështetjes Online dhe i Promovimit të e-Qeverisjes

Drejtor i Drejtoratit për Zhvillim të e-Qeverisjes
Selim Lulaj
Tel: 038 200 30 001
Email: selim.lulaj@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors