Përgjegjës për punën dhe funksionimin e Rrjetin Shtetëror (rrjeti mikrovalor dhe rrjeti optik) neper të gjitha IRK-t si në nivelin qëndror edhe në atë lokal.
Përgjegjës për punën dhe funksionimin e sistemeve të Telefonisë në IRK.
Bën koordinimin me institucionet tjera me qëllim të integrimit të tyre në rrjetin shtetëror.
Përgatit udhëzime për përdorimin e sistemeve transmetuese dhe atyre telekomunikuese, si dhe përpilon skica për raporte vjetore dhe raporte tjera të rregullta.
Në bashkëpunim me institucionet tjera realizon në mënyrë periodike dokumentimin e të gjithë rrjetit qeveritar, duke përfshirë stacionet e rrjeteve, nënrrjetet, segmentet e rrjeteve, nyjat, etj.;
Përcjell Zhvillimet e TI-së dhe këshillon mbi praktikat më të mira për zyrtaret qëndror dhe komunal të IT-së.
Planifikon dhe menaxhon procesin e realizimit të projekteve nga ana e kontraktorëve, lidhur me zgjerimi, fuqizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit shtetëror, si dhe të STQ VoIP.
Është përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnin, përgatitjen e buxhetit, blerjen, marrjen me qira dhe vënies në punë të paisjeve dhe shërbimeve për të plotësuar nevojat e institucioneve. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
Sektori i Administrimit të Rrjetit Shtetëror
Sektori i telefonisë
Drejtor i Drejtoratit të Rrjeteve dhe Telekomunikimit Merita Seferi Tel: 038 200 30 444 Email: merita.seferi@rks-gov.net