Drejtorati i Operimeve Qendrore dhe Sigurisë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  1. Angazhohet më hartimin e politikave dhe standardeve ne lidhje me sistemin e Teknologjisë Informative
    Republikës së Kosovës përfshire qendrën nacionale të dhënave dhe sigurinë e TIK-ut.
  2. Planifikon, menaxhon dhe administron më sistemin e teknologjisë informative qeveritare si dhe
    qendrën e të dhënave.
  3. Përgatitë dhe azhurnon standardet për siguri për sistemet kompjuterike me qellim të funksionit me të
    sigurt të sistemit të teknologjisë Informative te IRK-së përfshirë qendrën e të dhënave. Gjithashtu
    menaxhon dhe zbaton procesin e sigurisë në segmentin qendror së sistemit të TIK-ut, monitoron dhe
    obligon zbatimin e tyre në segmentet tjera të sistemit të TIK-ut përfshirë sigurinë në nivel të aplikacionit
    (application layer).
  4. Kontribuon në procesin e ndryshimit të menaxhimit të sistemeve të TIK-së duke identifikuar pasojat e
    mundshme të ndryshimeve në siguri dhe detyrat operative.
  5. Përcjell zhvillimet e TI-së dhe këshillon mbi praktikat më të mira për zyrtarët qendror dhe komunal te
    TI-së si dhe asiston personelin e TI-së ne institucionet tjera.
  6. Vepron si pikë përmbledhëse dhe pikë kontaktuese e qeverisë për rreziqet e sigurisë së sistemit të TIKut në IRK, vlerëson rendësin dhe prioritetin , informon të gjitha palët përkatëse, mbikëqyr zbatimin me
    kohë të masave parandaluese / korrigjuese.
  7. Akumulimin, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave, duke administruar
    Qendrën shtetërore të dhënave elektronike.
  8. Merret më sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të
    dhënave dhe sipas nevojës ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit elektronik (cyber crime);
  9. Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
    Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
  • Sektori i sigurinë së TI-së
  • Sektori i qendrës shtetërore të dhënave elektronike

Drejtor i Drejtoratit të Operimeve Qendrore dhe Sigurisë
Gani Zogaj
Tel: 038 200 30 700
Email: gani.zogaj@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors