Drejtorati i Racionalizmit të Proceseve Administrative

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  1. Vlerëson procedurat Administrative përmes të cilave administrata i ofron shërbime për qytetarët,
    bizneset dhe administratën, nxjerr rekomandime për racionalizimin dhe digjitalizimin e tyre me qëllim të
    reduktimit të barrierave administrative dhe realizimit të nivelit sa më të lartë të e-Qeverisjes
  2. Propozon ide dhe metoda për ofrim shërbimesh dhe komunikim elektronik përmes TIK-ut, me qëllim
    zëvendësimin e metodave manuale të proceseve administrative në gjitha IRK-të përfshirë edhe ato lokale.
  3. Vlerëson mundësinë dhe nevojën e koordinimit ndër institucional për integrimin dhe plotësimin e të
    dhënave të ndryshme me qëllim të realizimit të introperabilitetit (ndërveprimit) të sistemeve elektronike
    në Institucionet e Republikës së Kosovës.
  4. Propozon praktika të thjeshtësimit te procedurave administrative për të gjitha nivelet e administratës,
    duke përdorur sistemet elektronike, bazuar në praktikat e front office dhe back office.
  5. Harton dhe koordinon standarde dhe dokumente tjera në bashkëpunim me IRK-të, të cilat kanë të bëjnë
    me digjitalizimin e proceseve administrative si dhe mbikëqyr realizimin e tyre
  6. Promovon racionalizimin e proceseve administrative të bazuar mbi metodat dhe aplikacionet
    elektronike duke shfrytëzuar metodat e ndryshme për monitorimin e nivelit të zbatimit të projekteve në
    fushën e TIK-ut, me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimin e shërbimeve;
  7. Realizon procedurat për shërbimet e personelit, duke mbuluar mirëqenien, rekrutimin dhe menaxhimin
    e burimeve njerëzore.
  8. Menaxhimi dhe administrimi i bazës unike të të dhënave të kartelave identifikuese (ID-ve), si dhe
    lëshimi i tyre sipas rregullativës ligjore për të gjithë zyrtarët e Institucioneve të Republikës së Kosovës,
  9. Realizon shërbimet financiare, kontrollin buxhetor dhe koordinimin për menaxhimin e buxhetit të
    Agjencisë, si dhe planifikimin e projekteve dhe aktiviteteve me ndikim financiar,
  10. Zhvillon procedurat dhe aktivitetet e prokurimit si dhe shërbimet për menaxhimin e kontratave ,
    dokumentimin e tyre dhe përcjellë ecurinë e realizimit të kontratave.
  11. Mbikëqyrë çështjet ligjore në realizimin e objektivave të agjencisë si dhe hartimin e akteve ligjore dhe
    nënligjore si dhe gjitha dokumenteve të tjera me efekte juridike.
  12. Menaxhon asetet, pronën dhe shërbimet e logjistikës të agjencisë Udhëheqësi i Drejtoratit të
    Proceseve Administrative dhe Administratës raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
    Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:
  • Sektori i racionalizimit të proceseve Administrative
  • Sektori i Monitorimit dhe Promovimit të Proceseve

Drejtor i Drejtoratit të Racionalizimit të Proceseve Administrative
Burim Balaj
Tel: 038 200 60 666
Email: burim.balaj@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors