Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) është themeluar sipas Ligjit nr. 04/L-145 për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit si agjenci ekzekutive dhe funksionon në kuadër të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
ASHI është organ qendror i administratës shtetërore për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, për institucionet e Republikës së Kosovës. ASHI ushtron detyrat dhe është përgjegjëse për:
Propozimin dhe koordinimin e të gjitha politikave që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës;
Hartimin dhe siguron zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit të qeverisjes elektronike;
Udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit në institucionet e Republikës së Kosovës;
Zhvillimin e teknologjisë së informacionit, nxitjen e investimeve në fushën e shoqërisë së informacionit, zhvillimin e sistemeve strategjike të teknologjisë së informacionit, koordinimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve dhe të mekanizmave të qeverisjes elektronike në nivel veni;
Analizimin, vlerësimin, thjeshtësimin, digjitalizimin, testimin, administrimin dhe monitorimin e shërbimeve administrative publike për qytetarët, bizneset, OJQ-të dhe vet institucionet;
Menaxhimin, aprovimin dhe monitorimin e të gjitha investimeve në fushën e TIK në nivel të institucioneve të Republikës së Kosovës;
Ofrimin e shërbimeve administrative të IRK-ve, për qytetarët, bizneset e OJQ-të nëpërmjet Platformës eKosova;
Akumulimin, administrimin, dokumentimin, përhapjen dhe ruajtjen e të dhënave elektronike;
Sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave;
Menaxhimin, administrimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e Rrjetit Kompjuterik Shtetëror;
Menaxhimin, administrimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës së të Dhënave Shtetërore;
Platformën e Interoperabilitetit (GG), e cila mundëson ndërveprimin e të gjitha sistemeve të informacionit në IRK, për komunikim të sigurt mes tyre;
Menaxhimin dhe administrimin e Internetit dhe Intranetit për institucionet në nivel qendror dhe lokal;
Menaxhimin dhe administrimin e postës elektronike zyrtare (email-in zyrtar);
Analizimin, dizajnimin, menaxhimin, administrimin, hostimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike (aplikacionet, ueb faqet, bazat e të dhënave), të cilat shfrytëzohen nga institucionet qendrore dhe lokale;
Zgjerimin e shërbimeve të internetit dhe të përmbajtjeve të internetit në institucionet e Republikës së Kosovës;
Sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit elektronik (cyber crime);
Përkujdeset për menaxhimin dhe ruajtjen e pronës intelektuale dhe të drejtat në lidhje me bazat e të dhënave dhe softuerët, që janë pronë e shtetit;
Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Ndihmon qasjen në informata publike në formë elektronike;
Në bashkëpunim me IKAP-in bën identifikimin e nevojave për aftësimin elektronik të Shoqërisë së Informacionit për punonjësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Aktualisht Agjencia e Shoqërisë së Informacionit përbëhet prej pesë (5) drejtorateve si vijon:
Drejtorati për Zhvillimin e e-Qeverisjes
Drejtorati i Racionalizimit të Proceseve Administrative
Drejtorati i Menaxhimit dhe Integrimit të Sistemeve