U mbajt takimi mbi ecurinë e projektligjeve, rregulloreve dhe proceseve të rekrutimit

Në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike u mbajt takimi me Sekretarët ePërgjithshëm të ministrive, ku u diskutua për ecurinë e projektligjeve, rregulloreve dheproceseve të rekrutimit, me qëllim koordinimin e veprimeve për përshpejtimin e zbatimittë reformave në kuadër të Planit të Rritjes.Takimi u organizua pas mbledhjes së radhës të Komitetit Zbatues të Planit të Rritjes, […]

MDAP organizoi punëtorinë për Planin e Veprimit të Strategjisë së Sigurisë Kibernetike

U mbajt punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sigurisë Kibernetike 2026–2027!Siguria kibernetike nuk ndërtohet vetëm me teknologji. Ajo kërkon vizion strategjik, politika të qarta,kapacitete profesionale dhe, mbi të gjitha, bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhepartnerëve. Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, hapi sot punëtorinëdyditore për hartimin e Planit të […]

Njohje e ndërsjellë e shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, së bashku me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin […]

Në ambientet e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP) u mirëprit z. Lech Marcinkowski, Këshilltar i Lartë i Politikave në Programin SIGMA, në kuadër të misionit të tij zyrtar në Kosovë.

Gjatë vizitës u realizua një takim pune me përfaqësuesit e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), ku u trajtuan mësimet e nxjerra nga asistenca teknike e ofruar deri më tani, si dhe nevojat për mbështetje dhe fuqizim të kapaciteteve në të ardhmen. Programi SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) është një iniciativë […]

Qeveria miraton nismën për marrëveshjen me Bashkimin Evropian për “EU Roam Like at Home” dhe Kornizën për Kapacitetet Digjitale!

Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për autorizimin e hapjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor për përfshirjen në zonën “EU Roam Like at Home”, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap […]

Platforma Mbarëqeveritare (Whole-of-Government Platform – WoG) shënon një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital të administratës publike në Kosovë.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, hapi sot punimet për fillimin e implementimit të kësaj platforme, e cila nuk është thjesht një projekt i ri i teknologjisë së informacionit. Ajo është një investim në mënyrën se si qeveria planifikon, koordinon, zbaton dhe monitoron politikat publike. Me këtë projekt po ndërtohet shtylla e brendshme […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në takimin e organizuar në Tech Park Prishtina nga UK–Kosovo Tech Hub

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në takimin e organizuar në Tech Park Prishtina nga UK–Kosovo Tech Hub, platforma e re e bashkëpunimit ndërmjet kompanive të teknologjisë të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila u lansua muajin e kaluar. Së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Kryeshefen Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Kryeshefen Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, me të cilën diskutoi për prioritetet e Qeverisë në fushën e komunikimeve elektronike dhe projektet strategjike për forcimin e infrastrukturës digjitale në mbështetje të transformimit digjital të vendit. Ministri Jagxhiu e njoftoi Kryeshefen Ekzekutive me fushat […]

Përvoja e Kosovës në transformimin digjital, prezantohet në webinarin e SIGMA-s!

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë sot si panelist në webinarin e organizuar nga SIGMA, programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe OECD-së, me temën “Qeverisja dhe Koordinimi i Shërbimeve Publike”, ku së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, OECD-së dhe SIGMA-s diskutoi mbi rëndësinë e koordinimit institucional si bazë për […]

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu zhvilloi takim pune me Bordin e ARKEP-it!

Në takimin e punës mes Ministrit Jagxhiu dhe Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), u diskutuan prioritetet e sektorit të komunikimeve elektronike, avancimi i legjislacionit dhe projektet kryesore që kontribuojnë në zhvillimin digjital të vendit. Në fokus të takimit ishte edhe Agjenda e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors