Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare – DSPIMNQ

Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare – DSPIMNQ Ky departament udhëheq planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare, duke hartuar standarde dhe politika teknike që sigurojnë përdorim efikas, mirëmbajtje të qëndrueshme dhe zhvillim strategjik të aseteve publike.

Lexo më shumë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare janë:

  • Udhëheq politikat e planifikimit në fushën e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare, konform Ligjit për Planifikim Hapësinor, Ligjit të Ndërtimit dhe ligjeve të tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Harton strategji për implementimin e prioriteteve shtetërore në fushën e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
  • Udhëheq zbatimin e strategjive në fushën e infrastrukturës së ndërtimeve, në harmoni me Ligjin e Ndërtimit dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Udhëheq me tërë infrastrukturën e ndërtesave qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
  • Harton dhe implementon standarde teknike mbi format e shfrytëzimit të ndërtesave qeveritare nga institucionet përkatëse dhe merret me përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare të RKS.

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet:

  • Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve (DPS)
  • Divizioni i Menaxhimit të Projekteve (DMP)
  • Divizioni i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DMN)

Numri i të punësuarve në DSPIMNQ është gjashtëdhjetë e tetë (68).

Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve (DPS)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcakton rregullat, normat, standardet dhe instrumentet e zbatueshme, si dhe orienton procedurat për përdorimin dhe zhvillimin ekzistues dhe të ardhshëm, sipas nevojave të ministrive dhe zyrave qeveritare, brenda dhe jashtë vendit.
  • Udhëheq politikat e planifikimit dhe standardizimit për asetet shtetërore, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
  • Bashkërendon aktivitetet në lidhje me menaxhimin e aseteve të Qeverisë.
  • Përgatit dokumentacionin teknik dhe rregullat themelore për planifikimin e aktiviteteve të lidhura me projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
  • Përcakton udhëzimet dhe standardet e nevojshme për planifikim, projektim, rindërtim, ndërtim dhe menaxhim të aseteve qeveritare.
  • Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin zhvillimor, në harmoni me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, Ligjin e Ndërtimit dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të tij.
  • Merret me planifikimin sipas nevojave të njësive kërkuese rreth zgjidhjeve dhe programeve projektuese.
  • Harton dhe zbaton standardet e programeve projektuese.

Divizioni i Menaxhimit të Projekteve (DMP)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon projektet, përfshirë planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e projekteve investuese.
  • Studion arsyeshmërinë e projekteve, duke pasqyruar rezultatet në bazë të raporteve, shpenzimeve dhe efekteve.
  • Menaxhon projektet kapitale që kanë të bëjnë me ndërtimin, renovimin apo adaptimin e ndërtesave qeveritare të Republikës së Kosovës, duke respektuar legjislacionin në fuqi.
  • Menaxhon projektet e investimeve kapitale për ndërtesat qeveritare të Republikës së Kosovës, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.

Divizioni i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DMN)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbledh, përditëson dhe arkivon dokumentacionin teknik të nevojshëm për bazën e të dhënave për pronën, ndërtesat, pajisjet dhe sistemet e instaluara në ndërtesat qeveritare.
  • Planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e ndërtesave qeveritare, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
  • Monitoron zbatimin e planeve për menaxhimin dhe administrimin e mirëmbajtjes së rregullt të sistemeve dhe pajisjeve.
  • Ofron këshilla profesionale për shfrytëzuesit e ndërtesave, në aplikimin e rregulloreve për menaxhimin dhe administrimin e ndërtesave qeveritare, në kuptimin e mirëmbajtjes teknike.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors