Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Lexo më shumë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore janë:
  • Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative dhe aktivitetet e njësisë së burimeve njerëzore, duke siguruar funksionim efikas.
  • Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave dhe standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore.
  • Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit.
  • Ndihmon njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e tyre.
  • Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimeve, trajnimeve, vijueshmërisë në punë, procedurave disiplinore, pezullimit të marrëdhënies së punës, përfundimit të marrëdhënies së punës, lirimit nga shërbimi civil, pensionimit të parakohshëm, vërtetimeve dhe statistikave të të punësuarve, në bazë të akteve ligjore në fuqi.
  • Administron dosjet e personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendos të gjitha të dhënat, proceset dhe procedurat në sistemin elektronik (SIMBNJ).
  • Administron pagat, kompensimet në pagë, shpërblimet dhe shtesat në pagë të nëpunësve.
  • Përgatit raportin vjetor dhe planin e punës për menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
  • Siguron realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të të punësuarve në kuadër të Ligjit përkatës për Zyrtarët Publikë.
Udhëheqësi i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors