Departamenti i Teknologjisë Informative dhe Komunikuese (TIK)
Departamenti i Teknologjisë Informative dhe Komunikuese (TIK) udhëheq zhvillimin e politikave dhe standardeve në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, teknologjisë informative dhe ekonomisë digjitale, duke përkrahur zhvillimin e infrastrukturës dhe teknologjive të reja, rritjen e qasjes në teknologji dhe sigurinë e sistemeve të informacionit, si dhe duke kontribuar në integrimin e Kosovës në standardet evropiane dhe bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar në fushën e TIK.
Lexo më shumë
Misioni i TIK është zhvillimi në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare, teknologjisë informative dhe të ekonomisë digjitale, si dhe përfaqësimi i Kosovës në Komisionin Evropian, në kuadër të “Nën-komitetit për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politikave Sociale”.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese janë:
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive në sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë digjitale.
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë digjitale.
Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive për sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë digjitale.
Identifikon, propozon dhe përcakton standarde për sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe teknologjisë informative në nivel kombëtar.
Në sektorin e komunikimeve elektronike, shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane, nxit investimet për zhvillimin e infrastrukturës brezgjerë fikse dhe mobile, si dhe rritjen e qasjes në infrastrukturë brezgjerë për institucionet edukative-arsimore dhe shëndetësore.
Në sektorin postar, shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike.
Në sektorin e teknologjisë informative, zhvillon dhe përkrah teknologjinë informative dhe inovacionet në TI, në veçanti tregtinë elektronike, identifikimin elektronik, sigurinë e sistemeve të informacionit, qasjen në teknologji, si dhe nxit zhvillimin e sistemeve të aftësimit në TIK.
Në sektorin e ekonomisë digjitale, përkrah zhvillimin e ekonomisë digjitale, duke përfshirë teknologjitë e reja si: Inteligjenca Artificiale, Internet of Things, Big Data, Cloud Computing, Virtual Reality, 3D Printing, etj.
Përfaqëson Kosovën në Komisionin Evropian, në kuadër të “Nën-komitetit për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politikave Sociale”, për sektorët e komunikimeve elektronike, teknologjisë informative dhe të ekonomisë digjitale; në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal për shtyllën e “Integrimit Digjital” dhe në iniciativat e tjera rajonale e ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e TIK.
Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet: