Departamenti për Reformën e Administratës Publike

Departamenti për Reformën e Administratës Publike udhëheq hartimin, koordinimin dhe monitorimin e politikave reformuese, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të administratës publike në përputhje me prioritetet strategjike dhe standardet e qeverisjes së mirë.

Lexo më shumë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Reformën e Administratës Publike janë:

  • Harton politikat reformuese të administratës publike në bazë të nevojave dhe gjetjeve gjatë procesit të raportimit dhe monitorimit.
  • Identifikon prioritete që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike (RAP).
  • Koordinon dhe kontribuon në zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe planifikuese për RAP-in, duke përfshirë nevojën për përditësimin e tyre.
  • Siguron konsistencën mes dokumenteve strategjike dhe planifikuese për RAP-in, si dhe pajtueshmërinë e tyre me prioritetet e Qeverisë dhe me dokumentet e tjera strategjike të Qeverisë.
  • Siguron që aktivitetet e planifikuara për RAP-in të përfshihen në dokumentet që kanë të bëjnë me planifikimin vjetor dhe shumëvjeçar buxhetor, me planin vjetor të punës së Ministrisë dhe të Qeverisë, si dhe me Programin Legjislativ të Qeverisë.
  • Analizon dhe monitoron zbatimin e dokumenteve strategjike për RAP-in.
  • Përgatit për Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë raporte lidhur me zbatimin e dokumenteve strategjike që kanë të bëjnë me RAP-in.
  • Mbështet sistemin e hapjes së të dhënave (open data) dhe organizimin e takimeve të mekanizmave përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e reformës.
  • Ndihmon dhe koordinon planifikimin, programimin, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të ndihmës së huaj në aktivitete që ndihmojnë RAP-in, si dhe përcakton prioritetet e projekteve që duhet të financohen nga donatorët.
  • Koordinon komunikimin me donatorë në fushat e lidhura me strategjinë e RAP-it dhe aktivitetet në PVRAP-in.
  • Ndihmon organizimin e takimeve të Komisionit Ndërministror për RAP, si dhe përgatit të gjitha materialet që nevojiten për takimet e Komisionit.
  • Monitoron dhe raporton mbi procesin e zbatimit të integritetit dhe etikës në administratën publike.

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  • Divizioni për Zhvillimin e Politikave Reformuese
  • Divizioni për Koordinimin, Monitorimin dhe Zbatimin e Reformave
  • Divizioni për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
  • Koordinatori për Ofrimin e Shërbimeve Administrative
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors