Departamenti për Buxhet dhe Financa ka për mision të menaxhojë planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Lexo më shumë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Buxhet dhe Financa janë:
Menaxhon dhe mbikëqyr procesin e planifikimit të buxhetit dhe parashikimeve financiare në koordinim me njësitë administrative të Ministrisë dhe përcjell realizimin e tij në vazhdimësi.
Përgatit propozimet buxhetore dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve në koordinim me njësitë administrative të Ministrisë; kryen planifikimin buxhetor për të gjitha programet e Ministrisë, si dhe ndihmon njësitë administrative të Ministrisë dhe agjencitë në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe kërkesave buxhetore.
Përgatit propozimet buxhetore me rastin e procesit të rishikimit buxhetor, duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese për ridestinim të mjeteve nga një kategori ekonomike në një kategori tjetër, sipas ligjeve në fuqi.
Siguron që shpenzimet dhe lëvizjet buxhetore e financiare të bëhen në përputhje me rregullat dhe procedurat e menaxhimit të financave publike.
Përgatit dhe monitoron rrjedhën e parasë, llogaritë, transaksionet dhe parametrat e tjerë financiarë që tregojnë performancën financiare të Ministrisë.
Raporton mbi rezervat e parasë dhe siguron që kontrolli i brendshëm financiar të jetë i bazuar në parimet e llogaridhënies.
Përgatit pasqyrat financiare përfundimtare të Ministrisë.
Raporton mbi ekzekutimin e buxhetit në mënyrë periodike.
Në bashkëpunim me njësitë administrative, bën kostimin e politikave të reja.
Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të Departamentit për Buxhet dhe Financa bëjnë pjesë divizionet:
Divizioni për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit
Divizioni i Ekzekutimit të Buxhetit dhe Raportimit
Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa njëkohësisht është edhe Zyrtar Kryesor Financiar, i cili menaxhon financat publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.