Departamenti Ligjor ofron mbështetje profesionale në hartimin, zhvillimin dhe harmonizimin e
legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë, duke siguruar përputhshmëri me standardet vendore dhe
acquis të Bashkimit Evropian, si dhe duke garantuar zbatim korrekt dhe këshillim juridik për
institucionin.
Lexo më shumë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ministrisë.
Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë.
Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë.
Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës.
Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet:
Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit
Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit