Departamenti për Shërbime të Përgjithshme siguron mbështetje administrative dhe logjistike për funksionimin e Ministrisë, përfshirë menaxhimin e inventarit, dokumentacionit, transportit dhe shërbimeve mbështetëse, në përputhje me procedurat në fuqi.
Lexo më shumë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme janë:
Menaxhon dhe mirëmban inventarin dhe materialin tjetër në depo, si dhe ofron mbështetje administrative dhe logjistike.
Siguron zbatimin e procedurave për menaxhimin e të gjitha automjeteve që disponon MDAP, mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Koordinon me të gjitha institucionet e RKS-së për raportimin e tyre mbi gjendjen e automjeteve (servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve etj.) në MDAP, në mënyrë që pastaj MDAP të raportojë në Qeveri.
Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë.
Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lekturimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për Ministrinë dhe agjencitë.
Koordinon me Policinë për çështjet e sigurisë së objekteve qeveritare.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet:
Divizioni për Transport, Raportim dhe Monitorim të Automjeteve Qeveritare
Divizioni i Logjistikës dhe Sigurisë
Divizioni për Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve