Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare – DSPIMNQ
Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare
– DSPIMNQ Ky departament udhëheq planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së
ndërtesave qeveritare, duke hartuar standarde dhe politika teknike që sigurojnë përdorim efikas,
mirëmbajtje të qëndrueshme dhe zhvillim strategjik të aseteve publike.
Lexo më shumë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare janë:
Udhëheq politikat e planifikimit në fushën e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare, konform Ligjit për Planifikim Hapësinor, Ligjit të Ndërtimit dhe ligjeve të tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
Harton strategji për implementimin e prioriteteve shtetërore në fushën e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
Udhëheq zbatimin e strategjive në fushën e infrastrukturës së ndërtimeve, në harmoni me Ligjin e Ndërtimit dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
Udhëheq me tërë infrastrukturën e ndërtesave qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Harton dhe implementon standarde teknike mbi format e shfrytëzimit të ndërtesave qeveritare nga institucionet përkatëse dhe merret me përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare të RKS.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet:
Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve (DPS)
Divizioni i Menaxhimit të Projekteve (DMP)
Divizioni i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DMN)
Numri i të punësuarve në DSPIMNQ është gjashtëdhjetë e tetë (68).
Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve (DPS)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përcakton rregullat, normat, standardet dhe instrumentet e zbatueshme, si dhe orienton procedurat për përdorimin dhe zhvillimin ekzistues dhe të ardhshëm, sipas nevojave të ministrive dhe zyrave qeveritare, brenda dhe jashtë vendit.
Udhëheq politikat e planifikimit dhe standardizimit për asetet shtetërore, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
Bashkërendon aktivitetet në lidhje me menaxhimin e aseteve të Qeverisë.
Përgatit dokumentacionin teknik dhe rregullat themelore për planifikimin e aktiviteteve të lidhura me projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Përcakton udhëzimet dhe standardet e nevojshme për planifikim, projektim, rindërtim, ndërtim dhe menaxhim të aseteve qeveritare.
Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin zhvillimor, në harmoni me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, Ligjin e Ndërtimit dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të tij.
Merret me planifikimin sipas nevojave të njësive kërkuese rreth zgjidhjeve dhe programeve projektuese.
Harton dhe zbaton standardet e programeve projektuese.
Divizioni i Menaxhimit të Projekteve (DMP)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxhon projektet, përfshirë planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e projekteve investuese.
Studion arsyeshmërinë e projekteve, duke pasqyruar rezultatet në bazë të raporteve, shpenzimeve dhe efekteve.
Menaxhon projektet kapitale që kanë të bëjnë me ndërtimin, renovimin apo adaptimin e ndërtesave qeveritare të Republikës së Kosovës, duke respektuar legjislacionin në fuqi.
Menaxhon projektet e investimeve kapitale për ndërtesat qeveritare të Republikës së Kosovës, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
Divizioni i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DMN)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mbledh, përditëson dhe arkivon dokumentacionin teknik të nevojshëm për bazën e të dhënave për pronën, ndërtesat, pajisjet dhe sistemet e instaluara në ndërtesat qeveritare.
Planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e ndërtesave qeveritare, si dhe bën përpunimin, rregullimin, sistemimin, ruajtjen dhe arkivimin e projekteve të infrastrukturës së ndërtesave qeveritare.
Monitoron zbatimin e planeve për menaxhimin dhe administrimin e mirëmbajtjes së rregullt të sistemeve dhe pajisjeve.
Ofron këshilla profesionale për shfrytëzuesit e ndërtesave, në aplikimin e rregulloreve për menaxhimin dhe administrimin e ndërtesave qeveritare, në kuptimin e mirëmbajtjes teknike.