Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë siguron zhvillimin dhe zbatimin e politikave të burimeve njerëzore në administratën publike, duke promovuar një sistem të drejtë, profesional dhe të bazuar në meritë për menaxhimin, zhvillimin dhe mirëqenien e zyrtarëve publikë.

Lexo më shumë

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë ka mision të sigurojë menaxhim efikas, të drejtë, të përgjegjshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet dhe administratë të qëndrueshme në shërbim cilësor ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë janë:

  • Propozimi dhe monitorimi i zbatimit të politikave për pagat për zyrtarët publikë dhe funksionarët publikë.
  • Përgatitja e opinioneve për projekt-aktet e propozuara nga institucionet e tjera, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punësimit të zyrtarëve publikë si dhe organizimin e brendshëm.
  • Miratimi dhe monitorimi i zbatimit të programeve të trajnimit për nëpunësit civilë.
  • Së bashku me Ministrinë e Financave, përfaqëson Qeverinë në negociatat dhe konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës të zyrtarëve publikë me sindikatat dhe me përfaqësuesit e zyrtarëve publikë.
  • Kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës çdo informacion të nevojshëm për përmbushjen e përgjegjësive të Departamentit.
  • Administron dhe mirëmban Sistemin e Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ).
  • Mbështet dhe këshillon institucionet në zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.
  • Harton dhe miraton udhëzime të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar të legjislacionit për zyrtarët publikë.
  • Harton politika për angazhimin e praktikantëve në administratën publike.
  • Harton planin e përgjithshëm të personelit.
  • Organizimin sipas planifikimit të procedurave të pranimit për institucionet e administratës shtetërore në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë.
  • Përgatit dhe publikon raportin vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Jep komente për projekt-aktet e organizimit të brendshëm dhe përgatit miratimin paraprak për Ministrin për organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, ndërsa për organizimin e brendshëm të institucioneve të tjera jep mendim këshillimor sipas kërkesës.
  • Themelon Komisionin e Ristrukturimit dhe nxjerr vendime për transferim si rezultat i ristrukturimit për nëpunësit civilë në institucionet e administratës shtetërore.
  • Themelon Komisionin e pranimit për pozitat e kategorisë profesionale dhe specialistit.
  • Emëron kandidatët e kategorisë profesionale, specialistit, të ulët dhe të lartë drejtuese, si dhe vazhdon mandatin për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese sipas propozimit të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
  • Ushtron çdo kompetencë tjetër të dhënë me ligj.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë përbëhet nga këto divizione:

  • Divizioni i Politikave të Pagave dhe Zhvillimit të Strukturave Funksionale
  • Divizioni i Politikave të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Kapaciteteve në Administratën Publike
  • Divizioni i Zhvillimit të Rekrutimit
  • Divizioni për Administrimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors