Departamenti Ligjor

Departamenti Ligjor ofron mbështetje profesionale në hartimin, zhvillimin dhe harmonizimin e legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë, duke siguruar përputhshmëri me standardet vendore dhe acquis të Bashkimit Evropian, si dhe duke garantuar zbatim korrekt dhe këshillim juridik për institucionin.

Lexo më shumë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ministrisë.
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë.
  • Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë.
  • Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës.
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet:
  • Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit
  • Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors