Departamenti për Organizata Joqeveritare administron proceset që lidhen me regjistrimin, monitorimin dhe raportimin financiar të OJQ-ve, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet sektorit civil dhe institucioneve publike.
Lexo më shumë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Organizata Joqeveritare janë:
Administron politikat që lidhen me regjistrimin, raportimin financiar dhe bashkëpunimin me institucionet relevante dhe OJQ-të.
Pranon, analizon dhe vendos për kërkesat për regjistrim të OJQ-ve.
Pranon, shqyrton dhe vendos për kërkesat për status të përfitimit publik (SPP) të OJQ-ve.
Lëshon certifikata për regjistrim dhe për statusin e përfitimit publik të OJQ-ve.
Pranon dhe analizon raportet vjetore me pasqyrat financiare të OJQ-ve.
Administron bazën e të dhënave për OJQ-të e regjistruara.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë dy divizione:
Divizioni i Regjistrimit të OJQ-ve
Divizioni i Raportimit dhe Analizës Financiare të OJQ-ve
Divizioni i Regjistrimit të OJQ-ve:
Pranon dhe shqyrton kërkesat lidhur me regjistrimin e OJQ-ve.
Pranon dhe shqyrton kërkesat për status të përfitimit publik.
Regjistron OJQ-të që i kanë plotësuar kushtet ligjore.
Bashkëpunon me institucionet relevante për OJQ-të.
Divizioni i Raportimit dhe Analizës Financiare të OJQ-ve:
Pranon raporte vjetore të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare me status të përfitimit publik.
Analizon dhe vlerëson raportet vjetore të OJQ-ve me SPP, vendore dhe ndërkombëtare; informon dhe rekomandon sipas nevojës për procedim të mëtejmë.
Njofton me shkrim OJQ-të me SPP për vendimet që janë marrë mbi pezullimin apo revokimin e SPP-së.
Bashkëpunon me institucionet relevante për OJQ-të.