Departamenti për Organizata Joqeveritare

Departamenti për Organizata Joqeveritare administron proceset që lidhen me regjistrimin, monitorimin dhe raportimin financiar të OJQ-ve, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet sektorit civil dhe institucioneve publike.

Lexo më shumë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Organizata Joqeveritare janë:

  • Administron politikat që lidhen me regjistrimin, raportimin financiar dhe bashkëpunimin me institucionet relevante dhe OJQ-të.
  • Pranon, analizon dhe vendos për kërkesat për regjistrim të OJQ-ve.
  • Pranon, shqyrton dhe vendos për kërkesat për status të përfitimit publik (SPP) të OJQ-ve.
  • Lëshon certifikata për regjistrim dhe për statusin e përfitimit publik të OJQ-ve.
  • Pranon dhe analizon raportet vjetore me pasqyrat financiare të OJQ-ve.
  • Administron bazën e të dhënave për OJQ-të e regjistruara.

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë dy divizione:

  • Divizioni i Regjistrimit të OJQ-ve
  • Divizioni i Raportimit dhe Analizës Financiare të OJQ-ve

Divizioni i Regjistrimit të OJQ-ve:

  • Pranon dhe shqyrton kërkesat lidhur me regjistrimin e OJQ-ve.
  • Pranon dhe shqyrton kërkesat për status të përfitimit publik.
  • Regjistron OJQ-të që i kanë plotësuar kushtet ligjore.
  • Bashkëpunon me institucionet relevante për OJQ-të.

Divizioni i Raportimit dhe Analizës Financiare të OJQ-ve:

  • Pranon raporte vjetore të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare me status të përfitimit publik.
  • Analizon dhe vlerëson raportet vjetore të OJQ-ve me SPP, vendore dhe ndërkombëtare; informon dhe rekomandon sipas nevojës për procedim të mëtejmë.
  • Njofton me shkrim OJQ-të me SPP për vendimet që janë marrë mbi pezullimin apo revokimin e SPP-së.
  • Bashkëpunon me institucionet relevante për OJQ-të.

https://ojq.rks-gov.net/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors